Ajo u bë nënë për herë të katër, katër ditë më parë kur nëna mbartëse solli në jetë djalin e Kim Kardashian dhe Kaney West. Ndonëse emrin e të porsalindurit Kim nuk e ka bërë ende publik, ka mjaftuar një emoji prej arushi që fansat të jenë të bindur se ajo do ta quajë djalin e saj “Bear” (Ari) ose Teddy.
Për të mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të katërt, Kim postoi disa foto familjare nga festa ‘baby-shower’ që klani Kardashian-Jenner kishin organizuar pak javë më parë.
“Ne festuam pritjen e ardhjes së djalit tonë dhe tani ai është këtu. Ai është kaq perfekt. Isha e frikësuar për hiçgjë, sespe ai është kaq i qetë dhe më i mbarë se gtre fëmijët e tjerë të mitë. Të gjithë e duan shumë”; ka shkruar ylli i “Keeping Up With The Kardashian ndërsa në fund të tekstit ka vendosur një emoi me figurën e arushit Teddy Bear.
Kaq ka mjaftuar që shumica e fansave të saj të jenë të bindur që bebi do të quhet Bear ose Teddy.
Kim dhe Kaney kanë edhe tre fëmijë të tjerë të cilët i kanë quajtur North, Saint dhe Chicago.