Një nga yjet më të mëdhenj të filmit në vitet 50’-60’ është ndarë nga jeta sot në moshën 97-vjeçare. Doris Day ka vdekur në shtëpinë e saj në Carmel Valley. Doris u bë e njohur në vitin 1956 në filmin “The Man Who Knew Too Much” xhiruar nga regjisori Alfred Hitchcocks. Ndërsa një vit më vonë ajo shkëlqeu edhe më shumë në filmin “The Pajama Game”.
