KreuCelebrity

Kim Kardashian dhe Kaney West sapo u bënë prindër për herë të katërt!

“Ai është këtu dhe është perfekt”; kështu ka lajmëruar ardhjen në jetë të fëmijës së saj të katër Kim Kardashian, e cila së bashku me bashkëshortin Kaney West dhe tre fëmijët e tjerë mirëpritën në jetën e tyre beben e sapolindur nga një nënë surrogato (mbartëse).


Gruaja solli në jetë djalin e Kim Kardashian dhe Kaney West këtë të premte.


Ndonëse ylli i reality show “Keeping Up With The Kardashian” nuk ka bërë ende publik emrin që ka menduar për djalin, disa javë më parë në programin e Jimmy Kimmel Kim u shpreh se ndoshta do ta quaj Rob djalin e saj, njësoj si i vëllai.


Kim dhe Kaney tashmë janë prindër të dy vajzave e dy djemve!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF