Victoria dhe Cristina Iglesias, vajzat binjake të këngëtarit të famshëm spanjoll Julio Iglesias dhe Miranda Riijnsburger, mbushën tani vonë 18 vjec.
Motrat e vogla të artistit të popit, Enrique Iglesias, kanë debutuar ne botën e modës duke u shfaqur në tapetin e kuq të njërit prej eventeve më të rëndësishme të industrisë së modës. MET Gala 2019, të organizuar në Nju Jork. Për këtë event, vajzat që janë dy bukuroshe të vërteta, zgjodhën fustane të Oscar de la Renta, me fustane me pupla, njëra rozë, tjetra blu, dhe me rripa metalike që u nxirrnin në pah belin e hollë.



















