KreuCelebrity

Tre vjet pasi u nda nga Xhesika Berberi, ish-i i saj bëhet baba!!

Shtypi rozë tre vjet më parë gëloi nga lajmi i ndarjes së tyre; interesi ishte I madh për lidhjen e modeles bukuroshe Xhesika Berberi me Evald Ballën. Shkak I ftohjes duket u bë largësia, pasi Xhesika ndoqi karrierën e modeles në Shtetet e Bashkuara.

Por ish I dashuri I saj u rikthye në vëmendje janarin e këtij viti kur lidhi kurorë me bukuroshen brune Fiona Guxholli. Ka qenë pikërisht ajo që ka treguar përmes rrjeteve sociale se cifti është në pritje të fëmijës së parë .

“Që në momentin e parë që të pashë kishte magji dhe e besoj me të vërtetë këtë. Ne tani po i japim jetë një fëmije dhe kjo është një tjetër mrekulli. Duket joreale, por bashkë ne mund të bëjmë gjithçka dhe me ty në krah unë besoj se qielli është kufiri. Mami dhe babi i ardhshëm”, shkruan Fiona në “Instagram”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF