Mbetet një figurë mjaft e dashur për publikun shqiptar Anjeza Shahini, edhe pse jeton në Britaninë e Madhe që prej 2015-tës. Këngëtarja ka festuar së fundi 32 vjetorin e lindjes, e këtë herë, ishte një festë ndryshe, sepse në krah kishte vogëlushen e vet,Victoria. Artistja ka hedhur në ‘Instagram’ disa fotografi të shkrepura në 4 maj për ditëlindjen e saj, e në njrën prej tyre shihet me vajzën të cilës është përpjekur t`ia mbulojë portretin.
“Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë. Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar. Dita më e bukur”, ka shkruar ajo.



















