Kush e ka parë emisionin “Ciao Darwin”, e ka pasur të pamundur të mos admirojë bukurinë e rrallë fizike të vajzës së përzgjedhur për të interpretuar rolin e “Nënës Natyrë”. Pikërisht ky titull të vecantë, që e kanë mbajtur një sërë modelesh të jashtëzakonshme si Angelina Michelle, Ema Kovac, Vanja Josic apo Sara Croce, tani I kaloi një shqiptareje, dhe kjo lëvizje ishte mëse e merituar. Sepse bukuria e Alba Vejselit zor se mund të kundërshtohet.
Me sytë e saj blu dhe trupin perfekt, Alba, 1 metër e 74 centimetra e gjatë, ka pushtuar zemrat e ndjekësve të programit, që I japin maksimalisht vlerësimin e tyre!