Kensington Palace publikoi tre foto të princeshës Charlotte me rastin e 4 vjetorit të saj. Fotot janë bërë nga Kate Middleton, si në rastin e pincit Louis dhe tregojnë një vogëlushe shumë të gjallë dhe të zhdërvjelltë. Jo më kot mbretëresha Elisabeth e quan “the boss”.
”Vajza ka instiktin e një lidere të lindur”, kështu është shprehur i ati William për të.
Megjithëse vogëlushja dhe princ William ngjajne shume ne pamje, Charlotte ka trashëguar nga e ëma shpirtin e aventurës dhe energjinë e madhe.



















