KreuCelebrity

Pas 31 vjetësh, i dashuruar me të shoqen si ditën e parë, Tom Hanks tregon sekretin e martesës së lumtur!

Kanë tre dekada bashkë, por Tom Hanks dhe  Rita Wilson kanë një lidhje të bukur, që I ka rezistuar kohës. Kanë kaluar shumë gjëra bashkë, edhe vështirësi, por dashuria e tyre është bërë vetëm më e fortë. Cili është sekreti? Aktori I jashtëzakonshëm hollivudian ka këto këshilla:

Mos u martoni përpara moshës 30-vjeçare- martesa sipas tij, kur dy partnerët vendosin ta hedhin këtë hap në një moshë të pjekur, e të mos jetë një vendim impulsiv

Mbështeteni njëri-tjetrin, tamam ashtu sic thuhet në premtimet e martesës, në të mirë, por edhe në të keq, sepse jet aka edhe probleme e aty nevojitet përkrahja e njeriut që ke në krah

Duajeni partnerin  për atë që është, dhe mos tentoni ta ndryshoni; në fund të fundit, ky është njeriu me të cilin u dashuruat fillimisht

Bëni gjëra të vogla, të këndshme për të, bëjini ndonjë surprizë; mos I lini gjërat të zbehen edhe pse koha kalon, jepini një shkundje herë pas here

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF