KreuCelebrity

Djali i Fjodora Fjorës kërkon babain, cfarë përgjigje i jep ajo?

Alteo ka mbushur 5 vjec, dhe përgjatë këtyre viteve ia ka mbushur jetën moderatores shqiptare. Fjodora Fjora e përmendi sërish birësimin e tij, këtë radhë tek “ Thumb“ku tregoi sesi po përballet edhe ajo me një problem, të cilin e kanë ndeshur dhe të tjera përpara saj: me rritjen, vjen dhe kërkesa e vështirë e fëmijës për të atin.

“ Sigurisht që do të përballesh dhe me pyetje, dhe me sfida, dhe me faktin që je e vetme, por do kuptosh që je përpjekur të bësh një gjë të mirë dhe shpreson që fëmija, kur të rritet do ta vlerësojë këtë gjë. ..E vetmja pendesë që kam, ose keqardhje është që Alteo e do këtë gjë. E kërkon, sepse po rritet dhe pyet. Përpiqem t`I shpjegoj që ka familje me babin dhe mamin, ka familje vetëm me mamin dhe ka familje vetëm me babin“, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF