Sytë dhe veshtët e britanikëve, por edhe gjithë botës janë sot në familjen e Meghan dhe Princ Harry. Nga momenti në moment pritet që Meghan të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, gjinia e të cilit ende nuk është bërë e ditur.
Pak çaste më parë një ambulancë dhe një helikopter është parë para shtëpisë së Dukës dhe Dukeshës së Sussex, duke bërë që mediat britanike të ‘vlojnë’ rreth lajmit se bebi mbretëror do të vijë shumë shpejt.
Ekspertët thonë se mundësitë që Meghan të lindë sot është e madhe, ndaj edhe pse çifti i Sussex-ëve kanë kërkuar që lindja të jetë private, nuk dihet sa do të arrihet kjo gjë duke patur parasysh interesin e madh të publikut dhe mediave për pjestari e ri të familjes mbretërore.
Ish- aktorja ka preferuar të lindë në shtëpi, duke patur edhe Harry-n të pranishëm gjatë proçesit të sjelljes në jetë të fëmijës së tyre të parë.



















