Prej vitesh apo ai po vijon karrierën e tij si aktor mes Turqisë dhe Gjermanisë. Nik Xhelilaj duket se po hedh hapa tejet të sigurtë, duke bërë që jehona e tij të ndihet gjerësisht në shtetin gjerman, pasi një nga revistat më të njohura të modës dhe ‘lifestyle’, e quajtur “Glamour Germany” i ka kushtuar një artiull aktorit shqiptar.
“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”; shkruhet në artikull.
Xhelilaj ka ndarë me ndjekësit një foto nga seti i bërë për revistën, nga ku mësuam edhe lajmin.



















