Gjërat ende nuk janë zbutur sic duhet mes djalit të Victoria Beckham, Brooklyn, dhe të dashurës së tij, Hana Cros. Modelja e bëri 19 vjecarin për të qarë dhe fotot e shkepura në atë moment, bënë xhiron e botës!!!
Lidhja e tyre duket sikur është bërë mjaft serioze, por gjërat nuk qenka dhe aq rozë mes ciftit të ri. Madje kjo nuk është as hera e parë që ndodhin episode të tilla mes tyre, si kjo grindje e konsumuar në publik. Vetëm pak kohë më parë ata patën një debat në të cilin u përfshi dhe vëllai i vogël i Brooklyn, Romeo.