Nuk ndodh shpesh që një artist të flasë pastër dhe qartë në lidhje me një artist tjetër, përsa i përket karrierës dhe në rastin konkret zërit. E madhja Celine Dion, është shprehur për Lady Gaga-n në Times, në rublikën 100 personazhet më të njohur, se këngëtarja me origjinë italiane, krijuesja e njëmijë stileve është një nga këngëtaret me zërin më të fuqishëm në botë.
“E dua Lady Gaga-n dhe mendoj se ajo është një zërat më të bukur në botë: i fuqishëm, bindës, pasional dhe i ndjeshëm njëkoheshisht,” – ka shkruar ajo.



















