Këngëtarja është sulmuar jo pak për martesën e saj me avokatin e pasur maqedonas, si për shkak të kombësisë së tij ashtu dhe për diferencën e madhe të moshës mes tyre. Sado e fortë, disa gjëra lënë gjurmë të thella. Por përpos përkushtimit të të shoqit, Adelina, tani ka dhe një arsye më shumë për të gjetur forcën tek vetja: djalin, Jonin.
“Nuk është e lehtë, sidomos për një femër shqiptare. Nuk është aspak e lehtë, por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri i lumtur dhe me përkrahje të madhe. Kjo është fakt nga vetvetja: të ma kishte thënë dikush vite më parë, unë kisha vdekur, por jo. Kur je e dashuruar këmbë e kokë dhe ke përkrahje dhe dashuri, përballon çdo gjë, bëhesh shumë e fortë”, – tha këngëtarja për emisionin “ Mirage“..



















