Rreth dy muaj më parë Ajola Xoxa humbi një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj, të atin.
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë ka postuar një foto pak minuta më parë nga Ballo e mbrëmshme Vieneze organizuar në Tiranë, dukë rrëfyer dëshirën e fundit të babait të saj, që për fat të keq nuk u plotësua kurrë.
“Pak ditë përpara se të ndërronte jetë në momentet e fundit te ndergjegjshme, atehëherë kur endrra i perzihej me realitetin, shtrirë në një krevat spitali, babi më zgjati dorën dhe më tha: «A do kercesh me mua?» Ne nuk kërcyem dot atë pasdite kurrë me, sepse ai nuk mundi më të ngrihej në këmbë. Por unë do të kërcej pergjithmone me ty dhe per ty babi. Do ta nderoj çdo ditë jete, çdo çast te bukur, ashtu siç më ke mesuar, sepse jeta eshte dashuri po aq sa ç’është edhe dhimbje. Ti je pergjithmone me mua dhe në mua, ne çdo vallezim, ne çdo rrëzim, në çdo ringritje. Dhe do te perlotem me cdo vajze qe e shoh te vallezoje me babain e saj. Dhe kur nje dite te shfaqet edhe per mua ai tyneli i gjate me drite, do te te zgjas doren e do te te them: «Eja te vallezojme bashke»”; ka shkruar Ajola nën fotot teksa duket duke vallëzuar me bashkëshortin Erion Veliaj.



















