Prej vitesh ai jetoj dhe punon në Gjermani, ndërsa ka ditën e djeshme Blerim Destani ka festuar ditëlindjen e 38-të dhe ka zgjedhur të urojë veten nëpërmjet një foto nga fëmijëria.
“I numëroj vitet e mia nga dashuria e familjes, miqve, momenteve dhe buzëqeshjeve. Faleminderit për urimet, gjithë të mirat për ju”; ka shkruar aktori nën foton e fëmijërisë ku duket se ka fare pak ngjashmëri me Blerimin sot 38 vjeç.
Destani është i njohur për publikun shqiptar si aktor, ndërsa krahas artit ai merret me menaxhimin e dhjetra bizneseve që ka familja e tij.
Rolet me të cilat ai është bërë i njohur për publikun janë në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.
Ah vajza, Blerim Destani është ende në treg, pra është beqar dhe mesa dimë ne ai kërkon një grua shqiptare!



















