Sipas gazetës “The sun” Angelina Jolie ka kërkuar sërisht të kthehet me Brad Pitt-in. “Ka qenë ajo që i ka shtyrë negociatat për proçesin e divorcit, me shpresë të një ribashkimi. Ajo dëshiron të formojë sërisht familje me Brad-in, sepse mesa duket nuk është në gjendje ta kalojë këtë moment”. Çifti ka dy vjet që ka bërë publik divorcin, megjithëse nuk ka përfunduar akoma si proçedurë. Po sipas kësaj gazete, Brad Pitt-i nuk ka shprehur asnjë lloj interesi ndaj kësaj kërkese. Madje i vetmi preokupim i tij është marrëdhënia me fëmijët, e cila duhet pohuar që nuk ka qenë e qetë.
Veçanërisht me djalin e parë, Maddox, të birësuar në 2002 në Kamboxha, që pritet të filloj këtë vit dhe Kolegjin. Midis tij dhe Pitt ka patur përplasje, u përfol dhe për një sherr në bordin e një helikopteri. Më pas ka qenë gjykata, që ka vendosur se si do të vazhdojnë marrëdhëniet e Brad Pitt-it me fëmijët, duke përjashtuar Maddox, i cili ka thënë që është i rritur dhe do të vendosë vetë se ç’raport do të ketë me babain adoptiv.