Duket se kjo verë do të jetë tejet intensive për çiftin Turjan Hysko- Orinda Huta, pasi dyshja na ka njohur sot me një projekt të ri televiziv.
“Porta e fatit” quhet risia që do të bëjë bashkë çiftin e të martuarve të cilët do të shfaqen si bashkëprezantues. Në programin “Familja” do të jetë një rubrike në të cilën shqiptarët do të kenë mundësi të fitojnë para dhe dhurata.
Lajmin e ka ndarë moderatori Hysko nëpërmjet një video në rrjetin social Instagram.
“Jam i lumtur që do bëjmë të lumtur shumë familje shqiptare! Brenda programit “Familja” në bashkëpunim me Lotarinë Kombëtare kemi një super surprize!!!! Bileta “Porta e Fatit” ju jep mundësinë të fitoni çdo javë një makinë, një apartament ose 10 milionë lekë dhe plot çmime të tjera! Ka dhe një detaj të vogël… Në prezantim nuk do të jem vetëm!”, ka shkruar Turi.
Epo, jemi gjithë sy e veshë se si do të jetë çifti i njohur teska prezantojnë një program së bashku.