Bieta Sulo kujdeset mjaft për fizikun e saj dhe këtë e tregoi edhe një herë përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo I ndau me shifra të sakta rezultatet e regjimit të kujdesshëm që ndjek. Bieta është 169 cm dhe peshon 59 kg, ndërsa përmasat trupore janë përkatësisht: 93 cm (shpatullat), 65 cm (bel) dhe 95 cm (vithe).
Këto i shënoi në foton e hedhur ku shihet me trajnerin e saj, e ku shkruan se “kjo është dhurata më e mirë “ që i ka bërë vetes, duke sugjeruar qe edhe ndjekësit në ‘Instagram’ të bëjnë të njëjtën gjë.



















