KreuCelebrity

“Çfarë hani ju në Shqipëri?” Italianët marrosen pas kushërirës së Ermal Metës

Duket se Ermal Meta nuk ka bërë për vete italianët vetëm nëpërmjet zërit e këngëve të tij, por duket se genet e bukura të kantautorit shqiptar, nuk kanë lënë indiferent fansat e tij. Nëpërmjet një foto të postuar në rrjetin social Instagram Ermali na njohu me pjesën më të bukur të familjes, që është kushërira e tij simpatike.

“Kushërira. Pjesa më e bukur e familjes”; ka shkruar Meta nën foton ku duket së bashku me të afërmen e tij, një brune tejet bukuroshe. Por kushërira mori vëmendjen e ndjekësve të artistit të njohur, ku krahas qindrave pëlqimeve që mori foto nuk munguan as komplimentet për genet e bukura të familjes.

“Urime, urime! Komplimenta kushërira, por çfarë hani ju të gjithë”; shkruan një prej komentuesve Ermal Metës.

“Po në Shqipëri hani të gjithë njoki. Jeni të hatashëm, komplimente”: ka shkruar një tjetër ndjekës

Ermal Meta prej shumë vitesh jeton në Itali dhe së fundmi është kthyer në një prej artistëve më të pëlqyer atje dhe jo vetëm!