Ndonëse ai u bë i njohur për aftësitë e gatimit, për Alfio Rrotanin suksesi nuk qëndron vetëm tek kuzhina.
Fiziku i tij, mjekra e tatuazhet e shumta, e bëjnë Alfion tejet tërheqës në sytë e gjinisë femërore dhe ai tashmë është kthyer në një ndër personazhet e njohur e të dashur të showbizit.
Por a jeni kuriozë të dini si dukej Alfio para se të bëhej i famshëm? Ose më saktë shumë vite më parë, kur ndoshta as që do ta kishte imagjinuar që një ditë do të kthehej në një emër shumë i lakuar i showbiz-it në Shqipëri?!
“Tema.tv” ka publikuar një foto të shumë viteve më parë të shefit të kuzhinës, ku ai shfaqet shumë i dobët dhe me flokët me baluke, (sigurisht pa asnjë tatuazh) ku me siguri askush s’e ka njohur.
Gjithsesi në buzëqeshjen e të riut në foton e vjetër të Rrotanit, dallohet lehtas Alfio që ne njohim sot.



















