Georgina Rodriguez bashkëjeton prej vitesh me Cristiano Ronaldo me të cilën ka edhe një vajzë, të quajtur, Alana Martina. Duket se shkojnë mjaft mirë ( edhe pse propozimin për martesë s`e ka marrë akoma). Po si janë njohur ata të dy?
Georgina e rrëfeu për Elle Italia, dhe paska qenë si nëpër filma!!! “Takimi ynë I parë ka qenë në një dyqan Gucci, ku unë punoja shitëse. Pas disa ditësh, u pamë dhe në një event të një firme tjetër dhe aty patëm mundësinë të flisnim qetësisht, jashtë ambientit tim të punës. Për të dy ne, ishte dashuri me shikim të parë”, -ka treguar 25-vjeçarja. Georgina është mjat e përkushtuar, dhe përvec të bijës, kujdeset dhe për trë fëmijët e tjerë të futbollistit: djalin Cristianinho dhe binjakët Eva e Mateo.



















