KreuCelebrity

Xheni Karaj: Mënyra e pazakontë se si e mësuan prindërit që jam lezbike!

Drejtorja Ekzekutive e Aleancës LGBTI Xheni Karaj ishte e ftuar në programin “Rudina” ku rrëfeu momentin kur ajo gjend përballë faktit se kishte tërheqje fizike ndaj vajzave, por në një mentalitet si ky i yni, Xheni u shpreh se ndonjëherë kishte frikë t’ja pranonte edhe vetes atë që po ndodhte me jetën e saj.


“Deri në moshën 21 vjeçare mendoja se isha e vetmja lezbike në vend dhe për këtë ndihesha shpesh keq, por kur me disa mikesha hapëm një faqe në facebook kundër diskriminimit, aty kuptova që nuk isha e vetmja femër që dashuroja femrat”; tregoi përballë Rudinës Xheni.


Megjithatë frika më e madhe që personat e komunitetit LGBTI kanë në vendin tonë ka ekzituar edhe tek Xheni; si do ta presi familja, kur të mësojnë për orientimin seksual të fëmijës së tyre.
Karaj rrëfeu se nuk ishte ajo vetë që ja tha personalisht prindërve, por ata u njohën me këtë fakt nëpërmjet një emisioni ku Xheni me fytyrë të mbuluar foli për dashurinë ndaj vajzave. Por gjatë programit asaj nuk ja ndryshuan zërin, gjë që çoi menjëherë në identifikimin e saj nga pridërit.


“Nuk them që ata e pritën lajmin me kënaqësinë më të madhe, asnjë prind në botë nuk mendoj se do ta priste kështu. Por jam me fat që kam dy prindër të mrekullueshëm”; vijoi më tej drejtorja e komunitetit.
Xheni Karaj është e para grua lezbike shqiptare që ka dalë hapur publikisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF