KreuCelebrity

Ava Max po bën namin në Amerikë, por dikur, këngëtaren e refuzonin se ishte shqiptare!!

Ava Max ka mbërritur ngadalë majat e famës në Amerikë e talentin e saj po e njeh mbarë bota, por gjërat nuk kanë qenë të lehta për vajzën nga Saranda.. Në një intervistë për revistën ‘Phoenix’ Ava, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi rrëfeu vështirësitë e mëdha me te cilat është përballur.

“Jam ndier e refuzuar për faktin se isha shqiptare, “ ka thënë ajo. “ Në Karolinën e Jugut isha si jashtë kornizave. Nëna dhe babai im bënin nga tre punë secili. Nuk i kam parë vecse shumë pak derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem”, ka thënë Ava, të cilën shumë e njohin nga kënga “Sweet but Psycho”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF