Pak ditë më parë nëpër portale të ndryshme qarkulluan disa foto paparac të aktorit te humorit Olsi Bylyku me një vajzë misterioze, që supozohej se ishte e dashura.
Pas publikimit të fotove, Olsi duket se nuk u tregua entuziast duke u shprehur se nuk do të donte të dilnin ato foto sepse siç duket e dashura e tij nuk pëlqen të bëhet personazh publik.
Megjithatë pak orë më parë, ka qenë vetë aktori i “BE caffee” i cili në instastoryn e tij publikoi një foto të çiftit.
Olsi dhe partnerja Egli teksa ndodhen në makinë, të veshur casual, ndërsa bukuroshja nuk ka vendosur asnjë pikë grimi në fytyrë; duket se vendosën t’u japin kënaqësinë fansave, për të publikuar një foto të ‘zogjve’ të dashuruar.
Nuk e dimë prej sa kohësh vazhdon lidhja e çiftit, por neve na duket se shkojn me të vërtetë shumë.



















