KreuCelebrity

Mariana Kondi, Rezart Veleshnja dhe të tjerët, sa u paguan aktorët në filmin 250.000 eurosh “Dy gisht mjaltë“?

Nga sa tha vetë Ermal Mamaqi, “Dy gisht mjaltë“, kushtoi 250 mijë euro. “Mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë. Standardi është aq i lartë saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri.Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë”, – pat thënë ai gjatë një interviste televizive.

Po sa u paguan aktorët? Bujar Asqeriu, Koço Devole, Mariana Kondi, Natasha Sela, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori, Margent Çaushi dhe Ervin Doko ishin në  “Xing me Ermalin”. Rezarti që nuk heq kurrë dorë nga shakatë, tha se kishte marrë vetëm 200 euro e madje I kishin hequr edhe katër skena nga filmi.

Ndërsa Mariana Kondi ia vazhdoi lojën duke bërë gjoja si e indinjuar për 50 eurot që kishte pasur si pagesë. Natyrisht, këto nuk janë shumat e vërteta, por të qeshura shkaktuan pa masë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF