Nuk mendova se ishte e mundur, aq më tepër në moshën time, rrëfen aktorja e famshme hollivudiane e cila nuk ka shumë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Diane Kruger është e sinqertë kur thotë se nuk ishte paska e lehtë, duhet shumë punë dhe shumë lodhje. Por trupi i femrës është i mrekullueshëm, thotë ajo. Katër muaj pas lindjes, na tregon se ia ka dalë të rikthehet në formë.
Diane nuk ka marrë trajner personal, por është frymëzuar nga ekspertja e fitnesit, Hannah Bower.
Aktorja filloi stërvitjen pesë javë pas lindjes. Më së shumti, u përqëndrua tek ushtrimet e barkut; pak më vonë nisi te alternonte ushtrimet për pjesën e sipërme te trupit me ato për krahët dhe këmbët. “Ushtrimet jane sekreti, forma nuk vjen vete. Është një mrekulli të kesh fëmijë, por nuk ka përse të mos kujdesesh edhe për veten“, thotë ajo.



















