Ajo është vetëm 1.57 cm e gjatë dhe duket se aktorja e njohur nuk e ka aspak kompleks gjatësinë e saj.
Në disa foto të postuara në rrjetin social Instagram, Eva zbuloi një mënyrë shumë praktike që ajo ka gjetur për të ndjekur kameramanin teksa xhiron, ndërkohë që në projektin e fundit ajo vjen edhe si regjisore.
Hipur mbi një stol, aktorja dhe regjisorja ndjek xhirimet nga kemera e operatorit, i cili dukshëm është shumë centimetra më i gjatë se ajo.
“Nuk jam kurrë e gjatë mjaftueshëm, sa për të parë xhirimet”; ka shkruar Longoria nën foton e postuar.
Ndërkohë sinqeriteti dhe autoitronia e saj është pëlqyer shumë nga ndekësit të cilët e kanë komentuar pozitivisht.



















