Sipas një deklarate të Kesington Palace, princ William pritet të bëjë një vizitë në fund të prillit në Zelandën e Re, me ftesë të kryeministrit të vendit, Jacinda Ardern, për të nderuar viktimat e masakrës së Christchurch-it. William në këtë rast do të zëvendësojë Mbretëreshën Elizabeth, e cila ia kaluar disa detyra të nipit.
Por, pikërisht në ato ditë pritet të vijë në jetë dhe fëmija e parë e Harry-t dhe Meghanit? Do ndikojë ky fakt në marrëdhëniet midis dy çifteve? Kjo mbetet për t’u parë, meqënëse të dyja datat si ajo e ardhjes së bebit, ashtu dhe ajo e vizitës në Zelandën e Re janë ende të papërcaktuara.



















