KreuCelebrity

Xhensila Myrtezaj dhe Rita Ora, XING me veshjen; cila ngjan më bukur?!

 

Tashmë është bërë e shpeshtë ‘përplasja’ e veshjeve mes emrave të njohur. Kësaj here protagoniste janë dy këngëtare shqiptare; Rita Ora dhe Xhensila Myrtezaj, të cilat janë parë të veshin të njëjtin kombinim, xhins nga koka tek këmbët.

Artistja me famë botërore u fotografua disa ditë më parë në rrugët e Neë York, teksa kishte veshur, fund, këmishë, pallto dhe çizme xhins. Efekti ishte tejet mbresëlënës.

Xhensila e ka përdorur xhinsin më minimalisht duke preferuar vetëm fundin dhe këmishën, ndërsa në këmbë veshi një palë atlete të bardha. Me këtë veshje këngëtarja u paraqit një javë më parë në një prej koncerteve të saj.

Cila ngjan më bukur sipas jush?!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF