KreuCelebrity

Justin Bieber shokon fansat; largohet nga muzika!

Duket se problemet me depresionin për këngëtarin Justin Bieber janë më serioze se ç’mund të mendohet. Prej javësh këngëtari po vuan nga probleme të shëndetit mendor, të cilat janë bërë shkak që së fundmi të ketë krisje të marrëdhënies së  Justin dhe bashkëshortes Hailey.

Pak orë më parë ylli i hitit “Sorry” publikoi një lajmërim zyrtar ku shkruante se ka vendosur të largohet përkohësisht nga muzika, duke thënë se për të muzika është shumë e rëndësishme, por shëndeti dhe familja janë në vend të parë.

Lexoj shumë mesazhe ku më thoni se doni një album të ri. Kam bërë ture gjatë gjithë adoleshencës time dhe në të 20-tat e hershme…Kam kuptuar, ashtu siç e keni vënë re dhe ju, se kam qenë i palumtur në koncertet e fundit dhe unë bashkë me ju nuk e meritojmë këtë. Ju paguani para që të vini të më shihni dhe të kaloni një kohë të mirë, duke bërë qejf dhe unë kam qenë i pamundur emocionalisht për t’jua plotësuar dëshirën. Kam qenë duke kërkuar që të gjykohem për gabimet e mija siç të gjithë ne bëjmë…Tani jam shumë i fokusuar që të riparoj disa nga problemet e thella që kam, që shumë nga ne mund ti kenë, në mënyrë që të mos rrëzohem, që të mbaj një martesë të lumtur dhe të bëhem babai që dua. Muzika është shumë e rëndëishme për mua, por asgjë nuk krahasohet me familjen time dhe shëndetin.”; ka shkruar 25 vjeçari.

Ky ka qenë një lajm që i ka shokuar dhe mërzitur jo pak fansat e Bieber, të cilët prej kohësh po prisnin një këngë të re nga këngëtari.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF