KreuCelebrity

Pas 7 muajsh mungesë, Ilva Tare shfaqet në ekran më rrëzëllitëse se kurrë!

Është shkëputur nga ekrani që nga gushti i vitit të kaluar, kohë kur mori postin e ri si Drejtuese e kanalit më të ri informativ Euronews Albania.

Gjatë gjithë këtyre muajve, gazetarja Ilva Tare ka ndjekur nga afër ndërtimin dritares së re të informacionit, i cili do të rithejë sërish figurën e saj në ekran si moderatore dhe gazetare e aktualitetit.

Mbrëmjen e së hënës Ilva ka bërë daljen e parë, pas muajve mungesë si e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Pan”.

E veshur me  një fustan ngjyrë rozë, me flokët që tashmë i janë zgjatur deri pak mbi supe, të cilat Ilva kishte zgjedhur t’u vinte një askesor kapse si për t’ja ëmbëlsuar edhe më portretin, e me një grim të lehtë vajzëror, gazetarja e njohur u shfaq shumë larg imazhit serzioz e të ‘rreptë’ që jemi mësuar ta shohim.

E ndodhur përballë fëmijëve, të cilët nuk ja kursyen pyetjet sa naïve, aq edhe me spec duket se Ilva, tashmë mami i dy fëmijëve u shkri e bë njësh me ‘gazetarët’ e vegjël që kishte përballë.

 

Si qershia mbi tortë, në fund të intervistës, gazetarja e njohur surprizoi jo pak, kur këndoi së bashku me të vegjlit këngën “E duam lumturinë”, pa asnjë stonim, duke zbuluar kështu një anë të panjohur të Drejtores së Euronews.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF