KreuCelebrity

Valdrin Sahiti e thotë troç; ja sa paguhet Elvana Gjata në një koncert

I ftuar në programin “Xing me Ermalin” këtë të shtunë ishte stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti.
Krahas jetës private e karrierës, stilisti i njohur foli edhe për miqësinë që ka me këngëtaren Elvana Gjata, ku zbuloi edhe një detaj për të, siç është pagesa që ylli i “Tavolina e mërzisë” merr për një koncert.

Valdrini rrëfeu se Elvana paguhet 20 mijë euro për një koncert, por nuk shpenzon shumë për veshjet pasi është e fokusuar tek kënga dhe vokali. Stilisti tregoi se në fillim të njohjes me këngëtaren, vuri re se ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi veshjeve jashtë skenëd, pasi i dukej e parëndësishme por me insistimin e tij, Elvana filloi të investonte më shumë për pamjen e jashtme.


Elvana dhe Valdrini krahas miq të mirë prej vitesh janë kthyer edhe në bashkëpunëtorë të ngushtë, pasi pas çdo paraqitje skenike të këngëtares qëndron dora dhe firma e stilistit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF