Aktori Gentian Zenelaj ishte i ftuar në programin “Tring Stars” ku ndër të tjera rrëfeu marrëdhënien dhe vlerësimin që ka për atë që Genti e quan dashurinë e jetës së tij, bashkëshorten Aidën.
Gjithçka ka arritur e çdo sukses që ka patur në karrierën e jetën e moderatorit të “Stop”, ai ia atribon asaj, nënës së dy fëmijëve të tij.
“Aida është dashuria e jetës sime, nuk do gjej mundësi ta falënderoj për gjithçka që ka bërë në jetën time. Aida ka modifikuar rrënjësisht jetën time. Nëse ka një arsye pse unë jam sot kështu si jam, një nga ata persona është Aida. Ajo mori një djalë shumë çapkën, shumë të shpërndarë, energjik, gati dhe vetëdestruktiv e ndërtoi një kryetar familje, ndërtoi një njeri siç e donte ajo.”; u shpreh Zenelaj



















