KreuCelebrity

Sepse cdo grua është e bukur: konkursi i grave me shenja shkatërruese në trup, që nuk e lënë veten të mposhten prej tyre!!!

Në pamje të parë, duket sikur nuk kupton ndonjë gjë, por kur vështron me kujdes, shikon se këto gra kanë shenjë të tmerrshme në trup. Dhe të gjitha kanë pasur probleme me veten dhe të tjerët, por në fund, i kanë kapërcyer.

Rochelle Barrett ishte vetëm 8 muajshe kur një aksident me ujë të përvëluar I dogji 70% të trupit. Kur ishte adoleshente, e tallnin egërsisht për pamjen e saj, por pasi hyri ne kurse kërcimi në moshën 20 vjecare, u tërhoq shume edhe nga konkurset e bukurisë.

Lauren-Marie Cross, 22 vjec lindi me probleme: tiparet e fytyrës së saj nuk ishin formuar të gjitha sic duhet. Ajo e pranon se e ka vuajtur këtë gjë, por ja ku është sot, finaliste e një konkursi bukurie!!!

26 vjecaren Laura Masters, kur ishte vetem nje vjec e kishte vendosur në ujë të përvëluar ish i dashuri i të ëmës. Megjithatë që 18 vjec, ka aplikuar rregullisht në konkurse bukurie. Shenjat që kam në trup më kanë bërë këtë që jam sot, thotë Laura, dhe nuk e imagjinoj dot veten ndryshe!!!

Me probleme deformimi facial lindi dhe Maxine Syrett, 33 vjec. Kjo nuk më përkufizon se kush jam, thotë ajo, unë kam intelektin tim dhe një jetë timen.

Studentja 21 vjecare Saffron Cohen, ishte vetëm katër kur po kërcente përpara një sobe me gaz dhe fustani I saj mori zjarr duke I shakktuar djegie të thella në këmbë dhe lart në trup. Nuk I duroja dot shikimet e njerëzve kur dilja në plazh, rrëfen ajo, por më vonë e kuptova se problemi më I madh nuk ishin njerëzit por shqetesimi im se ata nuk do të më pranonin. E këtë sot, e kam kapërcyer.

Kira Evans, 24, e pranon se ende ka probleme. Ajo ishte 14 vjec kur zjarri që I pushtoi shtëpinë e zhyti në koma për disa muaj, dhe i la pas djegie që I mbulojnë një të tretën e trupit. Megjithatë ka një të dashur prej 7 vjetësh dhe   jeta nuk I duket aq e zymtë!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF