KreuCelebrity

Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të tretë, e tregon vetë në rrjetet sociale!!!

Lajmin e bëri të ditur ajo vetë përmes Instagramit: lindja shkoi shumë mirë dhe Jessica Simpson, qe i ka mbajtur fansat e saj në dijeni të cdo detaji përgjatë gjithë shtatzanisë, nuk kishte sesi të mos bënte të njëjtën gjë edhe atëherë kur mbërriti momenti I madh. Aktorja hollivudiane solli në jetë një vajzë, dhe një foto të saj, ku vogëlushja nuk shihet sidoqoftë tërësisht, Jessica e hodhi menjehëre në rrjetet sociale.

“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë t’ju prezantojmë vajzën tonë perfekte, Birdie Mae Johnson”, ka shkruar ajo. Dhe ishte goxha 4,5 kilogramë!! Jessica ka dhe dy fëmijë të tjerë me të bashkëshortin Eric Johnson, një djalë dhe një vajzë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF