Në një llogari publike në rrjetet sociale, personazhet e njohur janë më të ekspozuarit për të marrë jo vetëm komente pozitive nga ndjekësit e tyre, pasi shpesh shumë prej tyre tregohen më të ‘guximshëm’ se ç’duhet.
Në një foto të publikuar së fundmi nga moderatorja Arbana Osmani, një nga ndjekësit i shkruan se sipas tij, ajo nuk është e bukur fizikisht, por vetëm së brendshmi; ndërsa Arbana ka replikuar në mënyrë krejt origjinale e me humor.
“Arbana, ti je shumë e bukur nga sjellja dhe nga shpirti, por jo nga fytyra. Hajt le të themi je simpatike”; ka shkruar ndjekësi
“Hajt bereqaves”; ishte përgjigja që mori komenti i tij nga moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”.