KreuCelebrity

Sa gjuhë të huaja dini ju? Djali 3 vjeçar i Lorik Canës di plot katër!

Ndonëse është vetëm tre vjeç, ai njeh katër gjuhë të huaja. Në fakt është i detyruar t’i mësojë, pasi me një mama italiane, e një baba shqiptar, për djalin e Lorik Canës duket se mësimi i gjuhëve të huaja është kthyer në dhunti.

Bashkëshortja e ish-Kapitenit të Kombëtares është pyetur nga ndjekësit në Instagram se në çfarë gjuhe komunikojnë me të birin Boiken.

“Unë i flas Boikenit në italisht dhe frengjisht. Loriku i flet vetëm shqip. Në shkollë i flasin shqip dhe anglisht. Boiken i kupton të gjitha dhe flet nga pak të gjitha gjuhët…Do t’i duhet pak kohë, por do të ketë fat”, ju përgjigj Monica ndjekësit.

Pra, Boiken 3 vjeç njeh katër gjuhë, po ju sa njihni?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF