Duket se sezonin e ardhshem, Florian Agalliu nuk do ta drejtojë më “Në shtëpinë tonë” në Top Channel. Ai vetë rrëfeu në “Thumb“ se do të tërhiqet nga programi I përditshëm, I cili duket, është shumë impenjativ për aktorin moderator.
“Vjen një moment që thua ‘Prap do xhiroj unë sot?’ Imagjino kur je përditë në një emision”,- ka qenë komenti I tij. Flori e ka treguar edhe më parë se ideja që e ka entuziasmuar gjithmonë, ka qenë ajo e një emisioni një herë në javë, duke përmendur këtu projektin “Dita e parë e punës. Flori e përshkruan si mjaft interesant. Por për fat të keq, ky projekt mbeti përgjysmë. “Ne kemi xhiruar katër seri. Po presim se cili do të jetë televizioni më i favorshëm në të ardhmen. Kur ata u tërhoqën, sigurisht që formati ngeli i papërfunduar dhe unë sigurisht nuk mund të shfaqem në një televizion tjetër pa përfunduar kontrata me Top Channel”,-është shprehur ai.



















