KreuCelebrity

Bora Zemani sapo konfirmoi lidhjen me Romeon?

Prej javësh në portale po qarkullon lajmi se moderatorja Bora Zemani dhe aktori Romeo Veshaj janë në një lidhje dashurie. Burime pranë çiftit kanë treguar se Bora dhe Romeo po shihen çdo herë e më shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.


Por nga dyshja nuk ka patur asnjë pohim, apo mohim rreth romancës së supozuar, ose të paktën deri sot!
Pak orë më parë moderatorja simpatike, surprizoi jo pak, kur në profilin e saj në instagram postoi një foto me binjaktët Veshaj, Romeon e Donaldin.


“3-shat”; ka shkruar Zemani nën foton ku shihet ajo me vëllezërit aktorë.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të urojnë ‘çiftin’, duke e marrë këtë postim të Borës si konfirmim i lidhjes!