KreuCelebrity

Pak ditë pas akuzave të tradhëtisë, Alex Rodriguez shfaqet me syrin e nxirë!!! J.LO, c`ke bërë???

I fejuari i Jennifer Lopezit u shfaq me një njollë të madhe poshtë syrit në aeroportin e Majemit pas kthimit nga Bahamas, ku ishte me pushime së bashku me aktoren e ku i kërkoi që të bëhej gruaja e tij!!!

Pak pasi lajmi u bë publik, një ish koleg i tij i ekipit të New York Yankees, Jose Canseco e akuzoi në Twitter se e tradhëton J Lo me ish bashkëshorten e tij, Jessica. Canseco madje I kërkonte që të bëhej burrë e ta pranonte tradhëtinë. Pak pask kësaj, Alex shfaqet me një plagë nën syrin e majtë dhe kaq u desh që të shpërthenin spekulimet se atë mund t`ia ketë shkaktuar vetë aktorja.

Jennifer, thonë këta zëra, mund ta bëjë sepse kohët e fundit është atërvitur shumë duke goditur thasë me rërë. Por ndoshta dhe thjesht mund te jete vrare diku, apo jo? 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF