Pak javë më parë në llogaritë e tyre në Instagram motrat Nora dhe Era Istrefi lajmëruan se po punojnë për një bashkëpunim që do t’i sjellë si asnjëherë tjetër sëbashku këngëtaret e familjes.
Kureshtja ka qenë e madhe tek fansat e dyshes, ndaj lajmi i mirë sapo erdhi! Ka qenë menaxheri i Norës ai që ka zbuluar se kur do të dali kënga e motrave Istrefi.
Duket se fundi i marsit do të zbulojë se çfarë kanë ‘gatuar’ motrat e njohura nga Kosova, të cilat kanë preferuar të mos zbulojnë ende asgjë rreth këtij bashkëpunimi.



















