KreuCelebrity

U tha se Alex e ka tradhëtuar; nga reagimi i Jennifer duhet të mësojmë të gjitha

Vetëm një ditë pas lajmit të bukur të propozimit që Alex Rodriguez i bëri divës J.Lo, një tjetër lajm (por jo i bukur) mori dhenë ditën e djeshme!

Sportisti Jose Canseco akuzoi publikisht Alex se ky i fundit e tradhëton vazhdimisht Jennifer me ish-gruan e Jose, Jessica. Sportisti madje u shpreh se ishte aq i bindur për tradhëtinë e Alex sa ishte gati t’i nënshtrohej makinës së të vërtetës.

Por si ka reaguar Jennifer Lopez rreth këtyre thashethemeve?! Sigurisht që asaj i kanë shkuar në vesh të gjitha akuzat për të fejuarin, por sië i ka hije një dive, apo një vajze të dashuruar e që ka besim tek partneri, ylli latin ka injoruar ëdo thashethem dhe ka vazhduar romancën më e dashuruar se kurrë.

Us Weekly shkruan se J.Lo nuk është shqetësuar fare, ama fare për gjithëka ka dëgjuar.

“Ajo i ka dëgjuar edhe më herët të tilla thashetheme dhe s’është shqetësuar kurrë. Ajo beson tek Alex dhe dashuria e tij. Ata janë të pandashëm dhe i gjen gjatë gjithë kohës bashkë”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF