Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se velina e programit “Xing me Ermalin” ka lënë emisionin në mes të sezonit dhe është larguar. Mesa duket është e vërtetë.
Kejvina Kthella nuk do të jetë më pjesë e “Xing me Ermalin” dhe këtë e pranoi ajo vetë së bashku me moderatorin Ermal Mamaqi, në nisje të puntatës së kësaj të shtune (9 mars).
Mamaqi tha se programi i tij nuk do të ketë më Kejvinën si velinë dhe arsyeja është se ajo do të zhvillojë karrierën në një televizion italian. Ai falenderoi bukuroshen sykaltër për ç’ka i dha programit gjatë muajve të prezencës së saj, dhe i uroi asaj suksese.
Stafi i programit kishin përgatitur një insert me momente pikante e humoristike të Kejvinës, që e bënë atë të përlotej.
Ermali nuk zbuloi se cila do të jetë vajza që do të zëvendësojë bionden e larguar, por mbetet të shihet në puntatën e ardhshme!



















