Cfarë ka bërë Francoise Bettencourt Mayers që të arrijë të zërë kreun e listës së femrave më të pasura të planetit? Në fakt, nuk I është dashur të punojë aq shumë: ajo është trashëgimtarja e një perandorie produktesh kozmetike dhe ka një pasuri që kapërcen 49 miliardë dollarët.
Në listën e më të kamurve të planetit hyri vitin e kaluar, pas vdekjes së të ëmës, Liliane Bettencourt; paratë e saj i kaluan Francoise.
Ajo banon në Paris dhe është gjithashtu presidente e Fondacionit Bettencourt Schueller, I cili inkurajon progresin francez në fushën e shkencës dhe artit.