Në një postim në rrjetin social Instagram, Alketa Vejsiu ka ftuar të gjithë ata që kanë dëshirë t’i bë pyetje moderatores dhe ajo do t’i përgjigjet një nga një. Dhe ashtu ndodhi! Kërshëria e ndjekësve të saj ishte e madhe dhe pyetjet për Alketën vërshuan lum nën postim.
Njëra prej ndjekësve e pyet moderatoren se si ja ka dalë, të arrijë deri këtu është sot. Përmes një përgjigje të gjatë e të detajuar Vejsiu ka rrëfyer se rruga nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi është hasur me brryla e me përplasje dyresh në fytyrë, por për një karakter si të sajin që nuk dorëzohet kurrë për atë çka do në të vërtetë, asnjë pengesë nuk arriti dot t’ja zbehë hovin e vrullin.
“Sa dyer janë përplasur, sa jo më janë thënë, sa jo më janë thënë thënë, sa brryla më kanë spostuar sa shumë njerëz janë përpjekur të më trajtojnë herë si kukull, herë si papagall. Nuk dorëzohem kurrë unë për gjërat që dua. Pastaj kam ndjekur dritën që kisha brenda, ma ka falur Zoti që më ka udhëhequr… Kam zgjedhur të besoj në këto gjëra që sot në gjuhën dixhitale moderne mund të tingëllojnë patetike, por unë them që kanë qenë një filozofi e mirë, ku kam mbështetur jetën.
1.Kam qenë vajzë shumë e mirë dhe vazhdoj të jem. S’kam xhelozuar kurrë pse dikush ka pasur më shumë se unë, s’kam bërë kurrë keq, një intrigë dhe asnjëherë me qellim s’kam lënduar njerëz.
2.Puna! Kam punuar shumë. Njerëzit edhe mund të thonë që isha me fat, kisha këtë apo atë. Besoj që çdo njeri pavarësisht lehtësirave, fatit dhe njerëzve që takon në jetë, është produkt i punës dhe vizionit të tij.
3.Sistemi i vlerave. S’kam bërë kurrë kompromise që shembin vlerat. Kështu mendoj.
4.Ti je shumë e vogël, por për këdo që lexon këto rreshta; familja do të jetë për mua ekuilibri dhe prioriteti më i madh. Familja që më lindi dhe ajo që kam krijuar”: ka shpjeguar moderatorja e “Në kurthin e Piter Pan”



















