KreuCelebrity

Altin Basha për spektaklet e tjerë të humorit: Nuk i vijnë Portokallisë as tek bishti!

Në programin e së dielës në Top Channel ishte i ftuar regjisori i Portokalli, Altin Basha. Ndër të tjera Basha u pyet nëse i sheh rivalët e tjerë të humorit dhe ai tregoi që i ka parë shpesh, por sipas tij u duhet ende shumë punë për të arritur suksesin dhe audiencën e Portokalli.

“Patjetër që i shoh, por kanë ende shumë rrugë për të bërë që të arrijnë tek bishti i Portokallisë”; u shpreh regjisori Basha.

Sipas tij një nga arsyet e suksesit të Portokallisë është fakti se shumë prej aktorëve të spektaklit janë edhe skenaristë.

 

Portokalli prej 15 vitesh ka arritur të mbijetojë si një prej programeve më të suksesshme.