KreuCelebrity

Ja si po e kalojnë fundjavën vogëlushët VIP shqiptar!

Mami dhe babi mezi e presin fundjavën, pasi asgjë më shumë se të qëndrosh me fëmijët e tu nuk ta heq stresin e lodhjen e akumuluar gjatë javës.
Emrat e njohur VIP shqiptar, pasi kanë lënë pas një javë mbushur me punë, impenjime e takime, ju kanë kushtuar këtë të shtunë krejtësisht vogëlushëve të tyre, të cilët njësoj si të rriturit mezi e presin fundjavën që të rrinë me mamin e babin. Disa kanë përfituar nga moti i ngrohtë i fillim marsit e kanë udhëtuar drejt bregtetit, apo edhe malit. Të tjerë kanë organizuar një garë me shokët e vegjël për të bërë pica. Apo edhe të tjetë që kanë preferuar të rrinë në shtëpi e të shijojnë krepat me nutella nga dora e mamit.

London i ka hipur teleferikut me mamin e babin për të shkuar në Malin e Dajtit!

Lea ka marrë babi Kledin për dore dhe kanë shkuar tek deti!

Ian dhe Greg kanë shijuar krepat e ëmbla nga dora  e mami Julkës! Mmm sa të shijshme duken!

Vivien e ka bërë vetë picën sot dhe duket kaq e shijshme!

Raiden nuk mund të linte pa i shfrytëzuar rrezet e ngrohta të diellit dhe bashkë me lodrën e tij të preferuar ka dalë tek lokali!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF