KreuCelebrity

Forca e një nënë përballë sëmundjes së të birit; historia që përloti tek “ Rudina“!!

Brixhida Muca është shembulli i forcës që e bën dikë të ecë përpara, pavarësisht se e di që disa gjëra, nuk i ndryshon dot!  E ftuar tek “Rudina“, ajo rrëfeu problemet me të birin, I cili fillimisht dukej se kishte problem me dëgjimin, por pas kontrolleve të specializuara u pa se ishte i prekur nga autizmi. “ E cuam djalin në Egjipt, pasi aty kisha studiuar, për të qenë më të sigurtë. E konfirmuam diagnozën. Ia tregova të gjithëve, nuk e izolova problemin, nuk u bëra peng i opinionit. Iu përkushtova plotësisht“, rrefeu ajo.

Por nuk mbaroi këtu. Pasi në jetën e tyre mbërriti dhe vajza, duke i dhënë gëzim familjes, djali u diagnostikua me tumor në tru.“ Nuk do të gënjej të them se nuk qava“, u shpreh Brixhida, “por e mblodha veten. E kam pranuar që një ditë s`do ta kem në shtëpi, por kam vendosur ta jetoj jetën sikur do të jetë përherë aty!!!..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF